S'ndalet Hakiu: Pasi ndau rrugët përfundimisht me Kurtin, Abazi me takime të shumta në Amerikë
Më 28 shkurt, deputeti Haki Abazi e bëri një postim në Facebook në të cilin i ndante rrugët përfundimisht me kryeministrin Kurti. Por, menjëherë më pas ai u nis drejt ShBA-ve ku edhe po shijon takime ‘produktive’. Kë po e takon Abazi dhe çfarë kuptimi mund të ketë kjo?
Ish-zv.kryeministri dhe një prej zërave më të bujshëm të Vetëvendosjes ka hedhur një mal me kritika në drejtim të Kurtit.
Por, duket se ai nuk e ka ndërmend që të largohet nga politika dhe si dëshmi na vijnë ditët pasues dhe mënyra se si është angazhuar.
Haki Abazi më 6 mars u paraqit në një intervistë në Zërin e Amerikës. Menjëherë, një ditë më pas, ai u takua me kongresistin amerikan Jim Costa.

Edhe atij i foli se si formimi i Asociacionit “sipas kërkesës së Serbisë do ta thellonte më tutje hendekun dhe problematizonte rolin e minoritetit serb në Kosovë...” Na duhet të kujtojmë se Abazi e ka kritikuar rëndë Kurtin po ashtu për Propozimin Evropina.
Më pas, Abazi u takua – siç thotë – edhe me përfaqësues tjerë në Senatin dhe Kongresin e ShBA-ve, por edhe me ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Aty ka folur edhe për “pasojat eventuale të një marrëveshjeje që nuk e ka njohjen reciproke në qendër,” gjë për të cilën po kritikohet Kurti nga të gjitha anët.
Ndërkohë, sot në mëngjes ai tregoi se ka takuar edhe Robert Adelhorftit dhe Daniel Serwerin.
Për shkak të udhëtimit të tij në ShBA, z. Abazi vazhdon të mbetet ende deputet i Vetëvendosjes. Por, pritet që ai të bëhet deputet i pavarur sapor të kthehet në Kosovë.
