Pas fjalimit të Musliut, Konjufca e lëshon seancën: Le ta udhëheq nënkryetari i PDK-së ose i LDK-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka liruar udhëheqjen e seancës opozitës, pasi nuk kishte kuorum për të vazhduar seanca, ku do të shqyrtohet propozim-rezoluta e opozitës për Policinë e Kosovës.
“Seancën le ta udhëheqë nënkryetari i PDK-së ose i LDK-së”, ka thënë Konjufca para se të lëshonte sallën.
Pas kësaj është ndërprerë transmetimi live dhe nuk dihet si do të vazhdojë seanca.
Kjo pas një fjalimi të deputetes Ganimete Musliu, e kërkoi largimin e Konjufcës.
“Kryetar nuk jeni krejtësisht i pafajshëm në krejt këtë ngjarje sepse nuk jeni pa fuqi politike brenda subjektit tuaj politik dhe unë mendoj që edhe për ju tani më mirë do të ishte që t’u bëni thirrje publike deputetëve të partisë tuaj që të jenë këtu dhe t’i përkrahin kërkesat e Policisë së Kosovës ose ta lironi karrigen dhe t’ia lironi një nënkryetari ta udhëheq këtë seancë”.