Partitë i thonë “po” ftesës së presidentes: A do të dalë “tym i bardhë” nga takimi i liderëve me shefen e shtetit?
Të gjitha partitë parlamentare i kanë thënë “po” ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takimin me partitë parlamentare, i cili do të mbahet të enjten. Përfaqësuesit e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë vlerësuar se do t`i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese për të parë qëndrimin e shefes së shtetit.
Sipas tij, përpjekja e presidentes Osmani është në shërbim të zhbllokimit të ngërçit politik.
E fundit që i është përgjigjur pozitivisht në këtë ftesë është Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dje se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ka marrë një ftesë të tillë.
Ajo ka deklaruar se përgjigjja do të jetë pozitive.
“Po kryeministri Kurti, kryetari i VV-së ka marrë ftese dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Nënkuptohet që takimi ka të bëj për konstituimin e Kuvendit për arsyeje se nuk mundte që zyra e presidentes të përdoret siç nuk është përdorur për marrëveshje politike. Sepse ato bëhen në mes të grupeve politike ose partive politike. Por, do të diskutohet ky proces këtu që po dështon”, ka thënë Kusari-Lila
Pozitivisht këtij takimi i është përgjigjur edhe PDK-së.
Kryetari i kësaj partie sot ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e PDK-së.
“Unë si kryetar i PDK-së do të vazhdoj të insistoj për një qasje zhbllokuese, jo vetëm për ndërrim të kandidatit. Por më vjen mirë që presidentja Vjosa Osmani e ka pranuar propozimin tonë për të ftuar një takim me të gjitha partitë politike. Shpresoj që të gjithë t’i përgjigjen pozitivisht”, ka deklaruar Krasniqi”, ka thënë Kurti pas ndërprerjes së seancës se sotme.
Kurse, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se kjo parti është e gatshme të shkojë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas ndërprerjes se seancës se sotme, ajo ka thënë se shpreson që në këtë takim të jenë prezentë të gjitha partitë politike që janë ftuar.
“Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja. Dhe në qoftë se janë kundër propozimit tonë, atëherë po besoj se janë ata që duhet të lëvizin. E kemi thënë sa herë që LV-ja i ka edhe 13 parti tjera parlamentare të cilave nuk ju ka bërë ofertë siç i ka bërë LDK-së. Prandaj, janë ata që i kanë alternativat në dorë”, ka thënë Bajrami.
Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se do të shkojë të enjten në takim te presidentja.
Ai ka thënë se do të shohin se çfarë qëndrimesh ka shefja e shtetit.
“Do ta dëgjojmë presidenten me pa se çfarë qëndrimesh ka, çka sygjeron. Nëse kemi ndonjë sygjerim do ta japim, sikurse e dini ne jemi në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për vendimet që kanë ndodhur në seanca. Dje e kemi dorëzuar, këto ditë shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë. Unë e kam konfirmuar ftesën te presidentja”, ka thënë Haradinaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka ftuar partitë politike për konsultime rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.
Presidenca ka njoftuar se takimi është ftuar më 15 maj.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.”, është thënë në njoftimin e Presidencës.