Parisi "kopjon" Prishtinën: Kryeqyteti francez pushtohet nga mbeturinat - NACIONALE

Parisi "kopjon" Prishtinën: Kryeqyteti francez pushtohet nga mbeturinat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëjtë si Prishtinë edhe kryqyteti i Francës, Parisi është pushtuar nga mbeturina për shkak të grevës së punëtorëve të pastrimit.

Sipas raportimit të mediave të huaja, rrëmuja vjen pas pakënaqësisë dhe protestave kundër planit të Presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e përgjithshme të pensionit nga 62 në 64 vjeç dhe nga 57 në 59 për punonjësit e pastrimit publik.

Edhe qytetet e tjera franceze gjithashtu u ballafaquan me mbeturinat e pambledhura, por kryeqyteti Parisi ka qenë në qendër vëmendjes.

Ndërkohë edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina u pushtua nga mbeturinat. Mbeturinat nuk u larguan për shkak të grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kjo situatë është e papranueshme teksa ka kërkuar falje ndaj qytetarëve duke premtuar se shumë shpejt do të rregullohet ky problem.

Lajme të ngjashme