Parashikimi i motit për sot, nesër dhe ditët e para të muajit shkurt
Me vransira dhe intervale me diell pritet të mbretërojnë gjatë ditës së parafundit të muajit janar.
Të paktën kështu ka parashikuar sajti i specializuar i të dhënave sinoptike, Prishtina Weather.
Mësohet se të martën, herë pas here mund të ketë edhe reshje lokale bore, por të dobëta.
Më poshtë edhe parashikimi i plotë:
30.01 - Vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.
31.01 - Vransira të ndryshueshme. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale të dobëta bore.
1.02 - Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.
2.02 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.
3.02 - Ftohtë e me vransira të ndryshueshme. Herë herë me reshje lokale të dobëta bore.
