Parashikim "terr e zi": Kosova rrezikohet nga varfëria, inflacioni e dëmet mjedisore - NACIONALE

Parashikim "terr e zi": Kosova rrezikohet nga varfëria, inflacioni e dëmet mjedisore

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Viti 2022 ishte i vështirë për kososovarë, pasi ata u përballën me inflacion, çmime të shtrenjtuara e varfërim. Por më tepër duket se nuk do të jetë as në parashikimet për vitet në vijim. Së paku, parashikimet e Forumit Ekonomik Botëror janë pesimiste. Në raportin “Rrreziqet Globale 2023”, Kosova parashikohet të goditet nga varfëria, inflacioni, dëmet mjedisore dhe përplasjet gjeoekonomike.

Në fakt, raporti në totalitetin e tij parashikon ndikimin e çarjeve gjeopolitike, ekonomike dhe shoqërore në përkeqësimin e krizave që do të vijnë. Duke u mbështetur mbi analizën e 1200 ekspertëve dhe politikëbërësve anembanë botës, raporti paraqet disa nga rreziqet kryesore në afat të shkurtër dhe afatgjatë dhe thekson rreziqet në rritje gjatë dekadës së ardhshme.

Raporti për Rreziqet Globale parashikon sfida që datojnë që nga kohërat e vjetra si rritja e kostos së jetesës, inflacioni, luftërat tregtare, etj.

“Me fillimin e vitit 2023, bota po përballet me një sërë rreziqesh që ndihen krejtësisht të reja dhe çuditërisht të njohura. Ne kemi panë një rikthim të rreziqeve "të vjetra" - inflacioni, kostoja e jetesës krizat, luftërat tregtare, daljet e kapitalit nga emergjencat tregjet, trazirat e përhapura sociale, gjeopolitike konfrontimi dhe fantazma e luftës bërthamore - të cilat pak nga liderët e biznesit të kësaj gjenerate dhe politikëbërësit publikë kanë përjetuar.” – thuhet në raportin për Rrezikun Global 2023.

Sipas këtij raporti, Kosova rrezikohet më së shumti nga dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shpejtë, kriza e kostos së jetesës, konfrontimi gjeoekonomik, dështimi i masave të sigurisë kibernetike dhe pabarazia dixhitale.

Burimi: Forumi Ekonomik Botëror, raporti i Rrezikut Global 2023.

Rajoni

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, Mali i Zi parashikohet të përballet me rreziqe të ngjashme me të Kosovës, me krizën e borxhit që përbën një rrezik të shtuar për këtë shtet.

Shqipëria rrezikohet nga sëmundjet infektive, dështimi i masave të sigurisë kibernetike, inflacion i shpejtë, kontestimi gjeopolitik i burimeve dhe krizat e rënda të furnizimit me mallra. Ndërsa Maqedonia e Veriut me kriza të kostos së jetesës, të borxhit, dëmit mjedisor të shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shpejtë dhe stagnimi i zgjatur ekonomik.

Serbia në anën tjetër, rrezikon konfrontim gjeoekonomik, goditje të rënda të çmimeve të mallrave, konflikti ndërshtetëror, krizë të kostos së jetesës, shpërthimi të flluskës së aseteve dhe krizë të rënda të furnizimit me mallra

Rreziqet globale

Në botë, raporti vlerëson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikohen nga krizat e borxhit, inflacion i shpejtë ose i qëndrueshëm, konfrontimi gjeoekonomik, kriza e kostos së jetesës dhe dështimi i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

Kapitulli i parë i raportit shqyrton ndikimin në rritje të krizave aktuale në rreziqet më të rënda globale që shumë presin të ndodhin në një afat të shkurtër. Kapitulli i dytë shqyrton një përzgjedhje të rreziqeve që ka të ngjarë të jenë më të rëndat në afat të gjatë (10 vjet).

“Kriza e kostos së jetesës, fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet ekstreme të motit, konfrontimi gjeoekonomik, dështimi për të zbutur ndryshimet klimatike, erozioni i kohezionit social dhe polarizimi shoqëror, incidentet e dëmeve mjedisore në shkallë të gjerë, dështimi i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, krimi i përhapur kibernetik dhe pasiguria kibernetike, krizat e burimeve natyror dhe migrimi i pavullnetshëm në shkallë të gjerë.” - vlerësohen të jenë rreziqet globale të renditura sipas ashpërsisë në dy vitet e ardhshme.

Ndërsa rreziqet globale të renditura sipas ashpërsisë në afatgjatë parashihen të jenë “dështimet për të zbutur ndryshimet klimatike, dështimi i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet ekstreme të motit, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit, migrimi i pavullnetshëm në shkallë të gjerë, krizat e burimeve natyrore, erozioni i kohezionit social dhe polarizimi shoqëror, krimi i përhapur kibernetik dhe siguria kibernetike, konfrontimi gjeoekonomik dhe incidentet e dëmeve mjedisore në shkallë të gjerë.”

Raporti thekson se kostoja e jetesës dominon rreziqet globale në dy vitet e ardhshme, ndërsa dështimi i veprimit klimatik dominon dekadën e ardhshme.

“Dekada e ardhshme do të karakterizohet nga kriza mjedisore dhe shoqërore, të nxitura nga tendencat themelore gjeopolitike dhe ekonomike. “Kriza e kostos së jetesës” renditet si rreziku më i rëndë global gjatë dy viteve të ardhshme, duke arritur kulmin në afat të shkurtër.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme