Rrëfimi i pacientit: Mjeku nga Vushtrria m’i kërkoi 250 euro për penj - NACIONALE

Rrëfimi i pacientit: Mjeku nga Vushtrria m’i kërkoi 250 euro për penj

3 javë më parë

nga NACIONALE

Një skandal ka shpërthyer gjatë kësaj jave në Spitalin e Vushtrrisë. Atje janë arrestuar dy kirurgë e një tjetër po kërkohet nën dyshimin për “marrje ryshfeti”. Dy mjekët, Dr. Arsim Latifaj e Dr. Ekrem Sefiu, u ndaluan të martën. I treti, Dr. Isuf Zekaj, ka ftesë nga policia që të paraqitet në stacionin policor, por ai ende nuk është paraqitur në hetuesi. Për Nacionalen, një familjar i një pacienteje ka rrëfyer se si Dr. Isuf Zekaj i ka marrë para në shumën e 250 eurove me arsyetimin se do të blejë penj kirurgjikalë për operimin e nënës së tij. Për Nacionalen, ky person ka rrëfyer për bisedën me Dr. Zekajn dhe më pas operimin e nënës së tij.

Lajme të ngjashme