Paralajmëron Cakolli: Nëse mbesim pa institucione deri në nëntor, mund të shkojmë përsëri në zgjedhje
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka folur për procesin zgjedhor, i cili tha se qysh në muajin gusht versionin më të largët mund të ketë institucione në të kundërtën, ai paralajmëroj se rrezikohët të mbetet pa instuticione der i në fund të vitit dhe eventualisht të shkohet përseri në zgjedhje.
Cakolli gjithashtu ngriti ‘alarmin’, se nëse mbetet deri në nëntor ose dhjetor pa instuticione mund të shkohet përseri në zgjedhje në fund të muajit nëntor eventualisht në fillim të muajit dhjetor.
“Kjo do të varet shumë nga marrëveshjet politike unë besoj se nëse do të ketë gatishmëri dhe vullnet për zgjidhje Kosova lehtësisht qysh në muajin gusht në versionin më të largët mund të ketë institucione në të kundërtën rrezikojmë të mbesim pa institucione deri në muajin tetor nëntor, eventualisht të shkojmë drejt një cikli të ri zgjedhor në fund të muajit nëntor eventualisht në fillim të muajit dhjetor, normalisht në rast se nuk do të ketë ndonjë krizë apo rast të paqartësive kushtetuese që do të përdoret si bazë për ta zvarritur edhe më tej…”, u shpreh ai./Nacionale