Paralajmërohet përjashtimi nga listat e ardhshme i deputetëve të VV-së që votuan kundër Kodit Civil - NACIONALE

Paralajmërohet përjashtimi nga listat e ardhshme i deputetëve të VV-së që votuan kundër Kodit Civil

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kodi Civil ka muaj që është shëndërruar në një problem të dukshëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Njëri nga deputetët më të vendosur kundër përmbajtjes së këtij Kodi është deputeti Visar Korenica.

Korenica ka thënë se pas zgjedhjeve të strukturave të kësaj partie, do të mbahen edhe zgjedhjet për Kryesinë e kësaj partie.

Ai tha në Kanal 10 se zgjedhjet e Kryesisë ka mundësi të përjashtohen deputetët që votuan kundër Kodit Civil.

“Do të ketë edhe zgjedhje të kryesisë së VV-së. Mundet të merret vendim që në Kryesi të Vetëvendosjes, deputetët që kanë votuar kundër Kodit Civil të mos jenë më pjesë e listës. Ndoshta nuk bëhet në këtë mënyrë, por vendos Kryesia. Versioni i Kodit Civil që ka shkuar në Qeveri, nuk është i njëjtë sikur ai që ështrë në Kuvend.”, tha Korenica.

Korenica i prerë kundër martesave të gjinisë së njëjtë – cënon zhvillimin e shoqërisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i njohur për qëndrimet e tij të prera kundër përmbajtjes së Kodit Civil, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai është kundër martesave të gjinisë së njejtë.

Sipas Korenicës, një liri e tillë nuk i bënë mirë Kosovës dhe është pengesë për anavsimin e shoqërisë.

“Ne nuk jemi kundër Kodit Civil, por kemi votuar kundër përmbajtjes, nenet që kanë qenë konfliktuoze dhe jo të përshtatshme për shoqërinë ku jetojmë na. Kjo duhet me më pëngu, se përse na po mundohemi këtë shoqëri me avansu, nuk avansohen me liri të tilla”, tha Korenica.

Korenica shton tutje se a beson në “natyshmërinë e njeriut” dhe se ligjshmëria e këtyre martesave cënon zhvillimin e njerëzimit.

Në shumë raporte ndërkombetare, në vendet ku një gjë e tillë është e lejuar me ligj, numri i personave që kanë orientim të tillë seksual është në rritje, rasti i fundit është në SHBA. Tash, unë për bindjen teme besoj në natyrshmërinë e njeriut, një person mashkull dhe një person femër lidhin një kontratë bashkëshortore përmes të cilës rritet dhe zhvillohet njerëzimi, ndryshe nuk ndodhë, ndryshe nuk mbijetojmë”, mendon Korenica.

Lajme të ngjashme