“Paparaci” prezanton rezultatin e një sondazhi: VV-ja në rënie, LDK-ja dhe PDK-ja në ngritje
Portali “Paparaci” sot ka prezantuar rezultatin e një sondazhi për partitë politike në Kosovë.
Media në fjalë nuk ka treguar emrin e kompanisë që e ka realizuar sondazhin, por ka thënë se është një kompani kredibale.
Rezultatet e këtij sondazhi falsin për një rënie VV-së dhe një ngritje të LDK-së dhe PDK-së.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje, sipas këtij sondazhi, do të gëzonte përkrahjen e 43 për qind të qytetarëve.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 për qind të përkrahjes së qytetarëve.
Kurse në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 19 për qind të votave.
Sipas këtij sondazhi, AAK-ja do të merrte 7 për qind të votave në nivel vendi.
Ndërsa, partia “Guxo”, Nisma dhe PSD-ja nuk do ta kalonin pragun zgjedhor.