Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, më konkretisht te lokali “Bon Vivant”.
Nacionale ka aritur në vendin e ngjajres, derisa deri në këto momente nuk dihet se sa persona janë lënduar.
Megjithatë, në vendin e ngjarjes janë parë dy vetura të ambulancës.
Deri në këto momente, nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur, derisa Nacionale nuk ka arritur të konfirmojë rastin nga Policia e Kosovës.