Pamje nga shtëpia e dy viktimave nga vërshimet në Pejë - NACIONALE

Pamje nga shtëpia e dy viktimave nga vërshimet në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën mbrëma në qytetin e Pejës.

Një grua e moshës 25 vjeçare dhe djali i saj 5 vjeçar kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u vërshua nga të reshurat e mëdha të shiut.

Gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani po qëndron sot në Pejë ku nga atje ka sjellur fotografi nga shtëpia e viktimave.

Në bazë të fotove shihet se vërshimet kanë deportuar thellë në shtëpinë e familjes Ademaj në Pejë.

Për këtë rast ka pasur reagime të shumta të cilët kanë shprehur ngushillime për familjarët e viktimave.

Këtë familje gjatë ditës e kanë vizituar edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazemend Muhaxheri si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë:

Lajme të ngjashme