Pamje: Ministri francez ia tregon gishtin e mesëm opozitës, shpërthejnë reagimet - NACIONALE

Pamje: Ministri francez ia tregon gishtin e mesëm opozitës, shpërthejnë reagimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Drejtësisë i Francës, Eric Dupond-Moretti, shkaktoi reagime të ashpra në Kuvendin e Francës të martën, pasi ua tregoi gishtin e mesëm disa deputetëve të opozitës gjatë një seance.

Deputetët ishin duke debatuar për një projektligj, kur tensionet në sallë u rritën.

Ministri ua tregoi gishtin e mesëm deputetëve të Republikanëve, veçanërisht deputetit Olivier Marleix. Gjesti i ministrit shkaktoi reagime.

Më pas, ministri i Drejtësisë e mori fjalën dhe pranoi se e ka bërë këtë veprim jo një, por dy herë, por “të shoqëruar me fjalë” për ta mbrojtur, siç tha ai, “prezumimin e pafajësisë”.

Më vonë, ministri kërkoi falje, duke thënë se nuk kishte për qëllim që t’i drejtohej deputetit Marleix.

“Nëse gjesti im është keqinterpretuar, unë u kërkoj falje atij dhe tërë përfaqësuesve kombëtarë”- tha ministri.

Lajme të ngjashme