Pamja që na iku: Fytyra e deputetes së VV-së derisa Rrahmani fliste për “fëmijët me babë” - NACIONALE

Pamja që na iku: Fytyra e deputetes së VV-së derisa Rrahmani fliste për “fëmijët me babë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, u pa një përplasje mes Saranda Bogujevcit dhe Eman Rrahmanit, deputetë të VV-së, në lidhme me fertilizimin me asistencë mjekësore, projektligj i cili nuk u votua dje.

Një detaj u ka ikur medieve nga senaca e djeshit. Është fjala për fytyrën e deputetes së VV-së, Arjeta Fejza, derisa po fliste Rrahmani, kolegu i saj. Deputetja nga Mitrovica ka tentuar të mbaj mimikat e saj nën kontrollë, përderisa Rrahmani fliste moslejimin e fertilizimit të grave në mënyrë artificiale.

Fejza ka lëvizur disa herë gjatë replikës së deputetit Rrahmani me Bogujevcin, por nuk dihet nëse fytyra e saj kishte të bënte me fjalimin ose me ndonjë gjë tjetër.

“Fëmijve nuk duhet t’ia ndalojmë të kenë babë, nuk besoj që duhet të bëjmë këso lloj krahasime ku e stimulojmë një process të kundërtë të natyrës dhe të asaj që e ka krijuar Zoti” – tha ndër të tjera deputeti Rrahmani.

Pas fjalimit, zonja Fejza i flet diçka z. Rrahmanit, por e cila nuk kuptohet, aq sa për ta tranksriptuar.

Një pjesë e mimikës së zonjës Fejza shihet edhe në videon e shpërndarë nga vetë Rrahmani.

Për më shumë shikojeni videon e plotë nga Kuvendin i Kosovës.

Lajme të ngjashme