Pajtiq zbuloi se çfarë i tha Vuçiq "në panik" pas vrasjes së Gjingjiqit: Më telefonoi
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Bojan Pajtiq në filmin dokumentar “Zoran Gjinxhiq – historia e Serbisë” ka rrëfyer një bisedë që pati me anëtarin e atëhershëm të Partisë Radikale Serbe dhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se Vuçiq e telefonoi atë “plotësisht në frikë dhe panik” menjëherë pas vrasjes së Gjingjiqit më 12 mars 2003.
“Vuçiq më thirri në telefon duke qeshur duke më thënë ‘do na arrestoni’, krejt në frikë dhe panik, pse të arrestojmë, pse të arrestojmë kundërshtarët politikë, për hir të Zotit do të arrestohen kriminelët dhe vrasësit.” – ka thënë Pajtiq në dokumentar, shkruajnë mediat serbe.
Bivši predsednik Demokratske stranke @PajticBojan o tome kako ga je, nakon što je ubijen Zoran Đinđić, telefonom okrenuo sadašnji predsednik Srbije Aleksandar Vučić.
— TV N1 Beograd (@N1infoBG) March 13, 2023
Ako ste propustili dokumentarni film "Zoran Đinđić - priča o Srbiji" 👇 👇👇https://t.co/MvTXuha7Ta pic.twitter.com/sqxHIeJ358
