Pacolli: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë veprim i ligë dhe qyqar
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka reaguar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërrpcë.
Sipas Pacollit, ky ishte një veprim i ligë dhe qyqar, e fajtori duhet ta marrë dënimin e merituar.
“Plagosja e dy të rinjëve kosovarë në Shtērpcë është veprim i ligë dhe qyqar. Organet e rendit duhet ta zbardhin deri në fund këtë rast dhe fajtori ta merr denimin e merituar.
Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.”
Kujtojmë se në plagosjen e dy të rinjëve, i përfshirë del të jetë një pjestar i Forcës dhe Sigurisë së Koosvës. Këtë e konfirmoi pak më parë ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.
