Pacolli: Kishte marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë për njohjet dhe çnjohjet
Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë një deklaratë interesante rreth angazhimit të tij për njohje të reja.
Veç kësaj, ai bazuar në informatat që posedon, thuhet të ketë pasur një marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë që njëra palë të mos punohet në njohje të reja dhe të mos ketë fushatë për çnjohje nga pala tjetër.
“Normalisht. Shembull, a e dini çfarë kam bërë javën e kaluar. Nuk kam nevojë ta prezantojë sepse ashtu janë rrethanat. Kam qenë atje. Po ju tregoj se dy shtete të mëdha janë afër.
Është një marrëveshje e fshehur me Serbinë që të mos punohet në njohje të reja dhe të mos ketë fushatë për çnjohje. Unë kam zhvilluar hapësirën time të operimit dhe nuk do të ndalem. Nuk e kam bërë unë atë marrëveshje. Nuk do të kisha dashur që nesër të përfolem”, tha ndër tjerash Pacolli në ATV.
Kujtojmë faktin se moratoriumi për njohje/çnjohje përfundi në shtator të vitit 2021, saktësisht një vit pas marrëveshjes së Uashingtonit, marrëveshje kjo e nënshkruar nga atëbotë shef ekzekutivi Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq.
Nga ai akord mes palësh në zyrën e ish-presidentit Trump, u konfirmua edhe njohja nga Izraeli.
