Paçarizi takon pronarin e rrjetit të restoranteve “Thea” në Prizren: Biseduam për mundësitë e zhvillimit të bizneseve - NACIONALE

Paçarizi takon pronarin e rrjetit të restoranteve “Thea” në Prizren: Biseduam për mundësitë e zhvillimit të bizneseve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Fetah Paçarizi, ka takuar pronarin e rrjetit të restoranteve “Thea” në Prizren, Gent Pupa.

Përmes një postimi në Facebook, Paçarizi tha se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zhvillimit të bizneseve dhe rritjen me ardhjen e PDK-së pas 9 Shkurtit.

“Pata kënaqësinë ta takoj sot pronarin e rrjetit të restoranteve “Thea” në Prizren, Gent Pupa, i cili së fundmi ka hapur një pikë në Sheshin Shatërvan me një koncept tërheqës dhe të ngrohtë, për të cilin e urova. Me këtë rast biseduam për mundësitë e zhvillimit të bizneseve, që do të rriten me ardhjen e PDK-së pas 9 Shkurtit.” – tha ai.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme