Paçarizi i PDK-së viziton një biznes mode, flet për lehtësirat që PDK parasheh t'i jetësojë për bizneset
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Fetah Paçarizi, njoftoi për vizitën që bëri sot në një shtëpi të modës në Prishtinë, me ç’rast foli edhe për vizionin e PDK-së për zhvillimin ekonomik dhe lehtësirat që synohet të jetësohen për bizneset privtae.
“Me kënaqësi vizitova shtëpinë e modës "Walone" në Prishtinë, me pronar bashkëqytetarin tim, Valon Osmani, që ka arritur ta krijoj një biznes të suksesshëm me eksport të jashtëzakonshëm në gjithë botën”, tha ai.
“Me vizionin konkret të PDK-së për zhvillimin ekonomik, bizneset private do të përfitojnë lehtësira gjatë veprimtarisë, pasi janë ndër akterët kryesor për krijimin e vendeve të punës”, tha kandidati i PDK-së me numër 89, Fetah Paçarizi.
(Pjesë speciale marketingu)