Osmani: Veprimet e policëve në veri janë legjitime, qëndrueshmëria e tyre varet nga koordinimi me aleatët - NACIONALE

Osmani: Veprimet e policëve në veri janë legjitime, qëndrueshmëria e tyre varet nga koordinimi me aleatët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Osmani ka përmendur nenin dy të Kushtetutës, ku ndër të tjera ka thënë se veprimet e Policisë së Kosocës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime.

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës) Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.” – ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka shkruar se qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët.

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!” – ka përfunduar ajo.

Rreth situatës ka reaguar edhe Bashkimi Evropian në lidhje me tensionet në veri të vendit, duke thënë se nuk do të pranojnë më “veprime të njëanshme provokuese”. Madje, e kanë ripërsëritur deklaratën që zgjedhjet nuk do të ofronin një zgjidhje politike afatgjatë.

Pas ShBA-së, edhe BE-ja ka bërë publik reagimin e saj, duke thënë fillimisht se dënojnë ashpër përleshjet mes policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri.

Bashkimi Evropian dënon ashpër përleshjet që përfshijnë policinë e Kosovës dhe protestuesit në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale. Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t'i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore.” – thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme