Osmani takon edhe Radoniqin, flasin për shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zëvendësimin e deputetëve - NACIONALE

Osmani takon edhe Radoniqin, flasin për shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zëvendësimin e deputetëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar sot kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Siç është bërë e ditur nga presidenca, temë diskutimi ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit, si dhe zëvendësimi i deputetëve dorëhequr.

“Në këtë takim, Presidentja ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ajo tha se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në fund, thuhet se Radoniqi e ka informuar Osmanin se KQZ i ka kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në veri të vendit.

Komunikata e plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi. Temë qendrore e diskutimit ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit si dhe zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr.

Në këtë takim, Presidentja ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ajo tha se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

Presidentja u informua nga z. Radoniqi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Lajme të ngjashme