Osmani s’e ndal fushatën, kthen fjalime të vjetra: “E kemi pasur parim dhe bindje aleancën Euroatlantike" - NACIONALE

Osmani s’e ndal fushatën, kthen fjalime të vjetra: “E kemi pasur parim dhe bindje aleancën Euroatlantike"

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja në largim, Vjosa Osmani, s’po e ndal fushatën për rizgjedhje në rrjete sociale.

Ajo ktheu në fjalim në Parlamentin Evropian kur ka mbajtur fjalim për “aleancën Euroatlantike” që, sipas saj, Kosova e ka bindje dhe “vetëidentifikim”.

“Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm. Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim. Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme