Osmani reagon pas dhunës në veri: Bandat kriminale po i zbatojnë urdhërat e Vuçiqit
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka reaguar pas incidenteve në veri të Kosovës, pas protestave të dhunshme atje.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Osmani ka thënë se se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, dhe oficerët e KFOR-it
”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”, ka shkruar Osmani.
“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.
Serb illegal structures turned into criminal gangs have attacked Kosovo police, KFOR officers & journalists.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 29, 2023
These unacceptable acts of violence should be condemned by all. Those who carry out Vucic's orders to destabilise the north of Kosovo, must face justice.
