Abdixhiku për situatën në veri: Veprimet të koordinohen me aleatët - NACIONALE

Abdixhiku për situatën në veri: Veprimet të koordinohen me aleatët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka shkuar sot në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është pritur nga Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Pas takimit, LDK-ja ka lëshuar një komunikatë, në të cilën ka treguar se çfarë tha Abdixhiku në takim.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.” – shkruan ai.

Lajme të ngjashme