Osmani pritet t’i drejtohet popullit? Këshilltarja e saj publikon një foto nga presidenca
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duket se mbrëmjen e së premtes ka xhiruar një fjalim.
Këshilltarja e saj ka publikuar një fotografi, ku Osmani shihet në presidencë.
“Duke ndodhur tani” – ka shkruar ajo.

Nuk dihet se në lidhje me çfarë do të flasë Osmani. Megjithatë, vlen të theksohet se presidentja nënshkroi dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të premten në mëngjes.