Osmani për draftin e statutit të Asociacionit: Jo vetëm që e kam lexuar, por edhe do të japë komente - NACIONALE

Osmani për draftin e statutit të Asociacionit: Jo vetëm që e kam lexuar, por edhe do të japë komente

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për medie me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënë në Prishtinë, ka folur edhe për draft-statutit e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Osmani ka thënë se e ka lexuar draftin dhe analizuar atë “thellë e gjerë e gjatë” dhe se do të dërgojë komentet e saj nëse veç ka proces të nënshkrimit të marrëveshjeve, duke nënkuptuar që pa u nënshkruar marrëveshja nuk mund të ketë zbatim.

Kosova ka treguar gjithë gatishmërinë që të organizohet një proces i nënshkrimit, ku do të fillojmë me marrëveshjen bazike përfshirë edhe ankesin dhe draft-statutin.” – ka thënë fillmisht ajo.

Natyrisht që e kam lexuar jo vetëm lexuar por analizuar me vëmendje të thellë, gjerë e gjatë, mirëpo vlerësimet e mia do t’i jap me shkrim në momentin që ndodhin hapat e paraparë, pra në qoftë se ka proces të nënshkrimit pastaj kur shkon ky draft në Gjykatën Kushtetuese do t’i dërgojë të gjitha komentet me shkrim se cilat pjesë të draft-statutit duhet të sqarohen që zbatimi të jetë në plotëni me Kushtetutën” – ka thënë ajo.

Ajo nuk ka dashur që tash të japë vlerësimin e saj për këtë draft.

Nuk mendoj që është serioze që tani të shpallet në harmoni apo jo sepse kjo detyrë i takon Gjykatës Kushtetues... Do ta dërgojë qëndrimin tim me shkrim nëse vijmë deri te ajo pikë.” – ka thënë ndër të tjera.

Lajme të ngjashme