Osmani pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri: Sundimi i ligjit do të mbizotërojë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi që disa gazetarë janë sulmuar në veri të vendit nga disa persona me maska.
Osmani përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se ata që i kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.
Ajo tutje ka thënë se përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë.
“Gazetarët në veri të vendit të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë.” – ka shkruar Osmani.
Journalists in the north of 🇽🇰 were brutally attacked again by criminal gangs. Those carrying out these attacks must face justice.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 16, 2023
Their attempts to destabilize Kosovo will fail.
These appalling acts of continued violence must be condemned by all. Rule of law will prevail.
