Osmani në Shqipëri: Kryefjala e vizitës është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme - NACIONALE

Osmani në Shqipëri: Kryefjala e vizitës është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për medie bashkë më presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së saj në këtë shtet.

Osmani ka thënë se kryefjala e vizitës së saj është unifikimi i politikës së jashtme.

Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme.” – ka thënë ajo.

Osmani ka folur edhe për qasjen e Serbisë, duke thënë “akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut. Është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare t’i vëmë para se gjithash, të koordinohemi në baza ditore, të flasim me një zë të unifikuar.

Ajo ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri mbështetës i Kosovës.

Siç kemi pasur nevojë edhe më parë, sërish kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë, sidomos që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare ku Kosova ende nuk ka përfaqësim.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme