Presidentja Osmani në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj - NACIONALE

Presidentja Osmani në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar me vizitën e saj dy ditore në Shqipëri.

Osmani sot është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pas takimit me Begajn, Osmani do të takohet me kryetarën e Kuvendit dhe me kryeministrin e Shqipërisë.

Agjenda e Osmanit për sot 4 shtator:

“Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 10.40-11.30 – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;

Ora 11.40-12.05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje

(Shënim: Deklaratat e dy Presidentëve – nga dy pyetje nga gazetaret për secilin President)

Ora 12.30-12.45 – Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 12.45-13.00 – Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu

Lajme të ngjashme