Osmani në hapjen e fushatës: Politika që fyen nënat shqiptare e që nxit urrejtje do t’i takojë të kaluarës - NACIONALE

Osmani në hapjen e fushatës: Politika që fyen nënat shqiptare e që nxit urrejtje do t’i takojë të kaluarës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në tubimin e hapjes së fushatës të kësaj partie, ka thënë se politika që përçan e nxit urrejtje do t’i kalojë të kaluarës.

Osmani gjatë tubimit të kësaj partie, u shpreh:

“Të kaluarës do t’i takojë politika që nxit vetëm përcarje e urrejtje, politika që mbjell e ndërton armiq imagjinarë, politika që kërkon nënshtrim e jo mendim të lirë, politika që nuk ngopet kurrë nga kontrolli total mbi çdo kë dhe gjithçka, politika që kundërshtarin e sheh si armik e qytetarin si një vegël. Prandaj, ne do t’ia lëmë së kaluarës, politikën që lincon e shan edhe ata që krejt familjen e deri te fëmijët në djep ja dhanë Kosovës.

Politika që fyen nënat shqiptare, gratë heroina, aleatët tanë e secalin që mendon ndryshe. Ne do ta bëjmë pjesë të së kaluarës, duke zgjedhur të ardhmen”.

Lajme të ngjashme