Osmani me 'business class' për në Turqi, Presidenca: Kompania na i caktoi vetë ulëset - NACIONALE

Osmani me 'business class' për në Turqi, Presidenca: Kompania na i caktoi vetë ulëset

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Kosovës ka reaguar në lidhje me deklaratat se presidentja Vjosa Osmani me ekipin e saj, udhëtuan së fundi me “business class” për në Turqi.

Këshilltari për media, Bekim Kupina ka thënë se presidenca nuk ka blerë bileta të klasit biznes. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se aviokompania ku janë blerë biletat, ka caktuar ulëset për presidenten dhe delegacionit të saj.

“Presidenca nuk e ka blerë asnjë biletë të klasit biznes. As sot, e as më parë gjatë mandatit të Presidentes Osmani. Në fluturimin e sotëm, vet aviokompania i ka caktuar ulëset për Presidenten dhe delegacionin e saj. Për dëshmi, shihni vet biletat e udhëtimit të sotëm.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi më herët deklaroi:

“Presidentja e shtetit me te varfer ne Evrope, Vjosa Osmani, vete e katerta momemtalisht po udheton me biznes class drejt Stambollit”.

Lajme të ngjashme