Osmani: Kosova e përkushtuar për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë - NACIONALE

Osmani: Kosova e përkushtuar për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Gjermani është takuar me me deputetë gjermanë.

Osmani mbajti takime të ndara me deputetët Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, Mark Speich.

”Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh. Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni. Për këto dhe zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë, fola edhe në intervistat e realizuara sot me Politico dhe Deutsche Welle”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme