Osmani dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj: Autorët të sillen para drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar kërcënimet që po bëhen ndaj zyrtarëve policorë serbë në Policinë e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani ka thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë.
“Dënoj kërcënimet ndaj zyrtarëve të Policië së Kosovës nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo kampanjë duhet duhet ta ndalet dhe autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ne qëndrojmë me të gjithë zyrtarët tanë policorë, derisa ata shërbejnë trimërisht për një Kosovë më të sigurtë për të gjithë.” – ka shkruar ajo.
I condemn the threats on 🇽🇰 Police officers by Serbia &its criminal groups. Our police is professional & multiethnic. This campaign must be stopped and the perpetrators must be brought to justice. We stand with our police officers while they bravely serve for a safer 🇽🇰 for all.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 26, 2023
Ndërkohë, në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier për fushatën e kërcënimeve dhe intimidimeve ndaj policëve të rinj të komuniteteve joshumicë që do të ushtrojnë detyrën në veri të vendit.
“I ndaj plotësisht këto shqetësime,” – tha z. Hovenier duke e shpërndarë postimin e shefit të Eulexit.
“Kërcënimet dhe intimidimet ndaj individëve që punojnë për të mirën e krejt qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme,” – vazhdoi tutje ai.