Osmani dekoron disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë: Faleminderit nga populli i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në një vizitë në ShBA, ka nderuar me medaljen "Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë" disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë mbështetur Kosovën.
Në mesin e të dekoruarve nga shefja e shtetit janë ish-ambasadori William Walker, kongresisti i ndjerë Tom Lantos, ish-ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel.
Në emër të popullit të Kosovës, ajo i ka falënderuar ata për mbështetjen.
“Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës. Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë! Për këtë kontribut, sot, në Ëashington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.