Osmani bisedon me Kurtin pas takimit me 5 emisarët: Kam folur gjatë me kryeministrin për këto punë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka biseduar gjatë me kryeministrin Albin Kurti, pas takimeve që ky pati me emisarët evropianë dhe atë amerikan.
Megjithatë, Osmani nuk ka dhënë shumë detaje rreth asaj që u diskutua.
“Unë jam takuar gjatë sot me kryeministrin dhe kemi diskutuar për këto punë.” – ka thënë ajo, raporton Klan Kosova.
Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media, ka dhënë detaje rreth takimit me pesë emisarët që i shkuan sot Kurtit në zyrë.
Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se Kurti kërkoi që njohja reciproke ndërmjet Kosovës e Serbisë të jetë në qëndër të marrëveshjes në mes tyre.
"Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër." - shkruan mes tjerash.