Osmani bën homazhe tek varri i Rugovës: Trashigimia e tij do të rrojë përherë edhe në brezat që vijnë pas
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Me rastin e 17 vjetorit të vdekjës së Rugovës, Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë t’i ruajë aleancat që kishte krijuar Rugova.
Ajo tutje ka thënë se trashigimia e tij do të rrojë përherë edhe në brezat që vijnë pas.
“Sot në këtë përvjetor të shkuarjës në amshim të atit themeltar të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta popullit të Kosovës për liri dhe pavarsi. Është trashigimia qe ai la pas që na sheërben si dritë dhe udhërrefyes duke bërë përpjekjet tona të pandalura që të forcojmë shtetin tonë, shtetin që e fituam me aq mund dhe sakrificë të shumë burrave dhe grave të Kosovës, prandaj, ashtu siç ka ditur Rugova të ndërtojë miq dhe aleat ytë cilët e mbështetën Kosovën në ditët më të rënda dhe më të errëta të saj, ashtu do t’i ruajmë këto aleanca edhe në rrugën tonë përpara përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida. I përjetshëm çoftë kujtimi për të, trashigimia e tij do të rrojë përherë edhe në brezat që vijnë pas”, ka thënë Osmani.
Bashkë me Presidentën e vendit, Vjosa Osmani, ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
