Ose votim të fshehtë, ose hiç: Kurti qe dy muaj ua hoqi të drejtën deputetëve të votojnë “si të dëshirojnë” - NACIONALE

Ose votim të fshehtë, ose hiç: Kurti qe dy muaj ua hoqi të drejtën deputetëve të votojnë “si të dëshirojnë”

11 muaj më parë

nga Xhezair Dashi

Qe mbi tridhjetë herë Albin Kurti ua ka marrë të drejtën e votës në Parlament të Kosovës deputetëve që s’janë nën sigël të partisë së vet.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 dhe i rikonfirmuar në aktgjykimin e fundit të para një jave, risjell atë se “deputetët votojnë SI TË DËSHIROJNË, në mënyrë të hapur ose të fshehtë”.

Por, aq më keq për aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Albin Kurti, përmes kryesuesit të seancës konstitutive thjesht nga virtyti i moshës, Avni Deharit, ia ka hequr lirinë dhe të drejtën e kodifikuar kushtetuetshmërisht si “si të dëshirojnë” në atë se si dëshiron vetëm ai: votim të fshehur.

Votimin e hapur e ka hequr me arsyetimin se “ka dështuar tetë herë, dhe u desht të hiqej” ndërsa votimin e fshehur që ka dështuar mbi tridhejtë herë nuk e heq sepse “lejohet”.

Janë bërë 42 herë dështime për ta zgjedhur Albulena Haxhiun me Vetëvendosjen e cila nuk e ka gjënë elementare: shumicë parlamentare të thjesht prej 61 votash për të udhëhequr me vendin.

Avni Dehari hap seancën me “konstatoj se ka kuorum” dhe e mbyll pas dy-tre minutash se “nuk ka kuorum” anipse prezent në sallë janë nga 100-e-kusur deputetë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kontsatoi se ndërrimi i rendit të ditës nga Dehari – i cili nuk e ka as edhe një kompetencë të vetme, por thjesht lexon automatikisht rendin ditës – duke futu mocion për komision të votimit të fshehtë ka kryer shkelje kushtetuese.

Dehari edhe pas këtij konstatimi vazhdon gjënë e njëjtë duke sjellë po atë votim për atë komision të ashtuquajtur për votim të fshehtë i cili s’kalon mbi 50 vota. Për Vetëvendosjen edhe pse s’ka vota s’ka gajle: votimi për komision që s’votohet, mbetet.

Pika 155 e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ia ndalon Deharit të mund të ndërmerrë diçka të re nga ajo që është përcaktuar: rendi i ditës i caktuar, thanë ata, është “përmbajtja kryesore dhe e vetme e seancës konstitutive”.

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dërguar lëndë të reja për lëndën e njëjtë në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar konstatim të paeukivok për shkeljet e Deharit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në stilin e saj të kahershëm as/as dhe edhe/edhe tha se votimi i fshehtë “lejohet, por duhet konsensus”.

Lajme të ngjashme