Ogani që doli i treti i jep mbështetje Erdoganit për balotazh në zgjedhjet presidenciale - NACIONALE

Ogani që doli i treti i jep mbështetje Erdoganit për balotazh në zgjedhjet presidenciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sinan Ogani, që doli i treti në zgjedhjet presidenciale turke, i ka dhënë mbështetje presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan për balotazh.

Ogani e njoftoi mbështetjen e tij për Erdoganin në një konferencë për media në Ankara gjatë ditës së sotme (e hënë) dhe tha se fushata e tij i kishte bërë nacionalistët turq “lojtarë kyç” në politikë.

“Kemi pasur të gjitha llojet e bisedave para se ta merrnim këtë vendim. E morëm këtë vendim sepse ne besojmë që vendimi ynë është i drejti për kombin dhe vendin tonë,” – tha z. Ogan, raporton Al Jazeera.

Ky njoftim erdhi vetëm disa ditë pasi populli turk i drejtohet sërish kutive të votimit më 28 maj për të vendosur nëse Erdogani apo lideri kryesor opozitar turk Kemal Kilidaroglu do të udhëhiqnin vendin në pesë vitet e ardhshme.

Në raundin e parë, z. Erdogan i mori 49.52 për qind, duke mos mundur të shpallte fitoren qysh në raund të parë.

Kilicdaroglu i mori vetëm 44.88 për qind.

Ogani ndërkohë kishte përfunduar i treti me 5.17 për qind. Ky i fundit ishte kandidat i një aleance partish të krahut të djathtë të udhëhequra nga Partia e Fitores, që njihet për qëndrimet anti-emigracion në Turqi, vendin që strehon më së shumti refugjatë në botë.

Lajme të ngjashme