Ofshama që lëshoi Vjosa Osmani ishte më domethënëse se krejt çka u tha nga Hovenier kundër Kurtit
Kurrëkund, bash kurrëkund, karakteri i Vjosa Osmanit nuk lexohet më mirë dhe më drejtë sesa në ofshamën qe ajo lëshoi kur ambasadori amerikan e bëri një koment, t’uj mos e ditë që mikrofonat janë dhezë, e fjalët e tij po dëgjoheshin.
Puna ke kështu: Në konferencën e përbashkët për shtyp me Vjosa Osmanin, shkoi bukur larg me kritika ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij, derisa në krah e kishte Presidenten e vendit, e cila po heshtte, por që dukej qartazi që ishte e kënaqur me çka po dëgjonte.
Ne fund të kësaj konference për shtyp, kur gazetarët po shpërndaheshin, Hovenier u kthy kah Vjosa dhe i tha asaj "nuk deshta me i thanë..." medemek: po fuck it, i thash.
Kurse Vjosa, e lëshoi një ofshamë, që e kishte kuptimin, me demek "s'ki çka bën", "boll e keni toleru", e "ka tepru edhe ai", "a e din çka jam t’u hjek unë" edhe mandej njëfarë ngërdheshje.
Ka kohë që Vjosa Osmani ka fillu me e bo distancimin nga Kurti. Kjo në vetvete nuk ka kurrgjë të keqe. T'isha kanë une e kisha bo shumë më moti e shumë më hapur. Problemi është që kjo po e bën tinëza dhe në përputhje të plotë me karakterin - jo vetëm politik - të saj.
Vjosa osht taman shpiune e amerikanëve, por qe gjithashtu e din qe fati i saj politik osht ne doren e Albin Kurtit.
Pse shpiune? Ose më mirë me thanë snitch, sepse shpiune po tingëllon si fjal e vrazhdë dhe e rëndë.
Sepse sendet që i folë me amerikanë ajo s'ka guxim me i thanë në publik. Vjosa shpreson më shumë se krejt ne kundershtarët e Albinit, se diqysh Albini ka me vdekë politikisht, kurse ajo ka me trashëgu si e vetme rezultatin e shkurtit të vitit 2021, edhe mandej me u bo edhe ma e poshtër se Albin Kurti në raport me këdo tjeter.
Ajo e urren Albin Kurtin, jo pse Albini ka prirje autoritare, ose pse Albini po na prishka me Amerikën, ajo e urren Albinin se egoja dhe ambicija e saj janë shumëëëë ma të mëdhaja se mundësite e saj.
Vjosa nuk ia ka inati Albinit pse ky e kontrollon policinë, po pse kjo vetë nuk e kontrollon, ose pse ky e kontrollon RTK'ne, por pse kjo jo.
Dallimi i vetëm në mes të këtyne dyve që na kanë ra në hise është që Albini e ka ndoshta njëfarë ideologjie që ndoshta e beson, ndoshta edhe në këtë rast, kurse kjo ideologjinë e vetme e ka oportunizmin.
As nuk është e majte, as e djathtë, as liberale, as konzervative, ose kosovare as shqiptare. A mos e keni pa t’uj reagu për ndonjë parim, a ndonjë ligj, perveç për interesat e saj ultra të ngushta. Nuk isha çuditë me reagu edhe në këtë video. Ama kështu në parim është tucajkë.
Vjosa e din, por nuk don me e pranu, që ndikimi i saj në zgjedhjet e 14 shkurtit te vitit 2021 është kane i barabarte me rolin e Armend Mujes, Mefit, Tom Gashit, Dimal Bashes, Donika Gervalles. Hajt le të themi është kane paaaak ma simbolik, por kurrësesi vendimtar.