“O doli seksizmi i fshehur mirë dhe gjatë”: Dënohet ashpër gjuha e Konjufcës ndaj “frizerkave” - NACIONALE

“O doli seksizmi i fshehur mirë dhe gjatë”: Dënohet ashpër gjuha e Konjufcës ndaj “frizerkave”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe VV-së, Glauk Konjufca, ka nxiture reagime të shumta me përçmimin që dje ua ka bërë grave që ushtrojnë profesionin e “frizrkës”.

Gjatë një tubimi elektoral në Ferizaj, ai vazhdojë talljen e një militanti të VV-së me gratë dhe këtë profesion.

Përfaqësueset e partive politike kanë dënuar gjuhen e Konjufcës, duke e konsideruar atë si të pa pranueshme.

Bartësja e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe.

Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi! Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje! As gruaja në sallon. As gruaja në market. As gruaja në shkollë. As gruaja në spital. As gruaja në zyre. As gruaja në Universitet. As gruaja që mban biznes. As gruaja që mban familje. As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin. Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre. Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe”, ka shkruar ajo.

E ashpër ka qenë edhe kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu, e ka dënuar gjuhen e numrit dy të VV-së.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se gjuha përçmuese ndaj grave është e papranueshme.

Mbi 20 gra mbajnë familjet e tyre nga ky biznes i frizerkave. Janë me mijëra në gjithë Kosovën që punojnë me ndershmëri e dinjitet. Prandaj është e papranueshme që politikanë të shkëputur nga jeta reale t’i denigrojnë me gjuhë përçmuese njerëzit që fitojnë bukën me punë të ndershme. Dashni për të gjitha frizerkat në Kosovë!”, ka shkruar ajo.

Kurse, kandidatja për deputete e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se në këtë tubim Konjufcës i dali seksizimi i fshehur mirë dhe gjatë.

Përmes një videomesazhi në profilin e saj në Facebook, ajo ka thënë se numri dy i VV-së nuk bëri asnjë dallim nga militanti partiak.

Asnjë dallim prej atij djalit që e bëri talljen. Dikush që as nuk ish dashtë me nejt në tubim u ba reference e fjalimit të politikanit me shumë ndikim. Krejt kanë pritur prej Glaukut që atë tallje me prit me kritik, por ai e priti me buzëqeshje”, ka thënë ajo.

Pas publikimit të videos me gjuhë përçmuese për gratë, ka reaguar edhe Glauk Konjufca.

Në një shkrim në Facebook, Konjufca ka thënë se pati vërejtje që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese

Në një tubim në Ferizaj, një pseudogazetar më ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’. Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit. Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre. Gjithashtu ia shpjegova se pikërisht për këtë shkak ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga qeveria. Pra, diskutimi im pati vetëm një qëllim specifik: vërejtjen time që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese. Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme