"Në kundërshtim me përpjekjet për shtensionim": BE kundërshton vendimin për ndërtesën komunale në Mahallën e Boshnjakëve - NACIONALE

"Në kundërshtim me përpjekjet për shtensionim": BE kundërshton vendimin për ndërtesën komunale në Mahallën e Boshnjakëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kundërshtim me përpjekjet për de-eskalim të situatës në veri”, e ka quajtur Bashkimi Evropian nismën e Komunës së Mitrovicës së Veriut të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje që një objekt në Lagjen e Boshnjakëve të lirohet nga punonjësit të cilët e përdorin atë objekt për institucione paralele të Serbisë. Ndërtesat që funskionojnë me sistem paralel është urdhëruar të lirohen “deri të premten

Ditë më parë Inspektorati Komunal ka kërkuar që ky objekt ku punohet me sistem të Serbisë të lirohet deri para fundjaves ka hasur në kundërshtimin e Listës Serbe të cilët pretendojnë se “po na marrin objektet tona”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se janë “të shqetësuar” me vendimin e kryetarit të Vetëvendosje atje për ndikimin që mund ta ketë një vendim i tillë për situatën e sigurisë.

Stano, siç e citoi Radio Evropa e Lirë, ka kërkuar që të ketë “bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë për të gjitha veprimet” që mund të kenë ndikim për situatën e brishtë të sigurisë në veri.

Rasti me këtë vendim nuk ka qenë i tillë. Çështja e strukturave të udhëhequra nga Serbia duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe“ tha Stano.

Zëdhënësi sërish kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendin, ngase të fundit, me bojkotin e serbëve, “nuk dhanë zgjidhje afatgjate”:

Është e ëndësishme që të organizohen sa më parë zgjedhje inkluzive lokale në të cilat serbët e Kosovës do të marrin pjesë pa parakushte”, nënvizoi ai.

Në këtë ndërtesën janë të vendosura katër institucione që funksionojnë simbas sistemit të Serbisë, siç janë “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme