Nxehet pak deputetja e VV-së: Nëse opozita s’vjen në seancë, na takon t’ua tregojmë ku e kanë vendin
Me sa duket është nxehur pak deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, e cila iu referua zgjedhjeve të reja në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit.
Ajo tha se “na takon t'ua tregojmë edhe një herë kësaj opozite se ku e kanë vendin.”
Vetëvendosja po mban seancë për zgjedhje të presidentit pa pasur kuorum të nevojshëm prej dy të tretave, si për mbajtje të seancës, si për zhvillom të votimit.