Nushi përmend shkeljen e marrëveshjes nga Vuçiqi për energjinë: Me të po vazhdohet dialogu - NACIONALE

Nushi përmend shkeljen e marrëveshjes nga Vuçiqi për energjinë: Me të po vazhdohet dialogu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti II për të ndaluar pagat e mësimdhënësve duke bërë një krahasim interesant.

Nushi është shprehur se tashmë janë bërë 100 ditë prej licencimit të operatorit serb Elektrosever për inkasim të faturave të rrymës në veri të Kosovës. Sipas tij, prej tash e tutje Kosova ka të drejtë të tërheq licencën e saj.

Ai thon se Kurti po vazhdon dialogun me Serbinë në Bruksel përkundër mosrespektimit të kësaj marrëveshjeje, që ishte arritur rreth datës 20 qershor të këtj viti.

“Kurti ka bo marrëveshje të dëmshme gjentëlmene me Vuçiqin, e as këtë nuk e ka respektu ky i fundit. E dialogu po vazhdon për marrëveshje të reja. Ndërkohë, s’ka marrëveshje me sindikatat. Bile bile, edhe rrogat jua ka ndalë.” – ka thënë ai.

Statusi i plotë:

Sot jane bo 100 dite prej licensimit te Elektroseverit per inkasimin e faturave te rrymes ne veri. Pas ketij afati Kosova ka te drejte me e terheqe licensen.

Marreveshja e Bislimit me Petkovic i ka 9 pika, e zbatimini saj ka deshtu ne piken e dyte.

Kurti ka bo marreveshje te demshme gjentelmene me Vucic, e as kete nuk e ka respektu ky i fundit. E dialogu po vazhdon per marreveshje te reja.

Nderkohe s'ka marreveshje me sindikatat. Bile bile edhe rrogat ua ka ndale.

Lajme të ngjashme