Nushi për sulmin ndaj Nacionales: Kur pushteti t'i shpallë gazetarët "shpiuna të Serbisë", normal që i rrehë edhe roja e spitalit
Sekretari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pas sulmit fizik ndaj ekipit të Nacionales nga roja e sigurimit e Spitalit të Gjakovës.
Nushi në profilin e tij në Twitter ka shpejguar se dhuna ndaj gazetarëve po bëhet për shkak se pushteti po vazhdon me etiketime të rrezikshme ndaj gazetarëve në Kosovë.
Sipas Nushit, kur pushteti i shpallë gazetarët “shpiuna të Serbisë”, atëherë dhuna ndaj tyre rritet apo siç shkruan ai: “normal qe i rrehë edhe roja e spitalit”
“Kur pushteti t'i shpalle gazetaret "shpiuna te Serbise", normal qe i rrehë edhe roja e spitalit. Me rrehe "shpiuna" o akt patriotik apo jo?” – ka shkruar ndër të tjera Nushi.
Në anë tjetër, Spitali i Gjakovës ka lëshuar një njoftim skandaloz lidhur me sulmin fiziki ndaj gazetarëve të Nacionales.
Në linkun mëposhtë mund të lexoni njoftimin e tyre dhe një përmbledhje të sulmit fizik të ekipit të gazetës Nacionale.
