Nura publikon listën e të gjithë donatorëve që kontribuan pas vërshimeve në Skenderaj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar listën e të gjithë donatorëve që kanë kontribuar për Fondin Emergjent të Vërshimeve në këtë komunë.
Nura ka thënë se këto mjete financiare janë deponuar nga data 25 deri më 31 janar.
Vlera totale e mbledhur është 138 mijë euro.
Ai ka thënë se do të vazhdojë me publikimin e të gjithë donatorëve.
“Shumë falënderime për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe secilin që nuk qëndroi duarkryq përballë fatkeqësisë së përmbytjeve, që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, me aq sa u kushtoi zemra. Publikimi i pjesës së parë të deponimit të mjeteve financiare, nga data 25 deri më 31 janar, ndërkohë që vazhdon derdhja e mjeteve, ato do të publikohen një nga një. FALEMINDERIT NGA SKENDERAJ!” – ka shkruar Nura në Facebook.
Për të mos harruar, Skenderaj ishte prej komunave që u prek më së shumti nga vërshimet.
Dëme të mëdha në ekonomitë familjare e në biznese u shkaktuan nga përmbytjet si pasojë e të reshurave të shiut.
