Fondet për të prekurit nga vërshimet, Berisha: Marketing medial
Pak çaste më parë, Nacionale transmetoi raportimet mbi mbledhjen e fondeve për të prekurit në vërshimet.
Ashtu siç edhe mund ta shihni në vegëzën e mëposhtme, në kohë rekord, për një orë u mblodhën hiç më pak se 147 mijë euro.
Megjithatë, avokati Besnik Berisha është skeptik nëse paratë e dhuruara do të arrijnë në destinacion.
Duke shfrytëzuar profilin zyrtar të rrjetit social "Facebook", Berisha tha se derisa paratë nuk kalojnë në llogari, shifrat për donacione për komunat e goditura janë veç premtim.
"Gjithsesi, ndihmat për komunat e prekura nga fatkeqësite natyrore janë të domosdoshme dhe dhuruesit e vërtetë duhet falënderuar secili!", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
