Nura për vërshimet: 10 milionë euro është vlera e dëmeve në Skenderaj - NACIONALE

Nura për vërshimet: 10 milionë euro është vlera e dëmeve në Skenderaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se 10 milionë euro është vlera e dëmeve të shkatuar nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Nura për Euroneës Albania ka thënë se janë 10 fshatra dhe qyteti të përfshira nga vërshimet.

Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skënderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total.” - tha Nura.

Ai ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën e dhënë.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili më ka marrë në telefon dhe ka ofruar gatimshërinë. Njëkohësisht, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i cili ka bërë hapa të caktuar në drejtim të ofrimit të ndihmës, përmes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila ka ofruar gjendje gatishmërie afër kufirit me Kosovën.” - theksoi Nura.

Lajme të ngjashme