Nura: PDK-ja s`duhet ta votojë Vjosën Osmanin për presidente, ka mbajtur qëndrime pro VV-së - NACIONALE

Nura: PDK-ja s`duhet ta votojë Vjosën Osmanin për presidente, ka mbajtur qëndrime pro VV-së

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka bërë me dije se partia e tij nuk duhet të votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Ai ka vlerësuar se subjekti i tij politik ende nuk ka diskutuar për këtë çështje.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai ka thënë se Osmani në mënyrë të hapur ia ka mbajtur krahun Albin Kurtit.

“Kemi pasur një takim menjëherë pas zgjedhjeve, por nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë personalisht mendoj që Vjosa Osmani nuk duhet të ketë votë nga PDK-ja dhe nga asnjë parti tjetër opozitare, pasi është parë qartë që ka mbajtur qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Nura.

Lajme të ngjashme