Nura jep detaje nga raporti fillestar, dhjetëra miliona euro dëme pas vërshimeve në Skenderaj - NACIONALE

Nura jep detaje nga raporti fillestar, dhjetëra miliona euro dëme pas vërshimeve në Skenderaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se përllogaritjet tregojnë për dëme në vlerë të dhjëtëra milionë eurove, pas vërshimeve atje.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Nura ka thënë se gjatë mnëgjesit të sotëm kanë mbajtur një takim me drejtorët komunalë.

Veç kësaj, ai ka thënë se qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi.

Postimi i plotë:

Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove.

Lajme të ngjashme