Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 34 000
Numri i vdekjeve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik arriti të paktën 34,179.
Numri i vdekjeve në Turqi arriti në 29,605, tha qendra turke e koordinimit të urgjencës. Numri i konfirmuar i të vdekurve në Siri është 4574.
Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesë të Sirisë veriperëndimore të mbajtur nga opozita, sipas ministrisë shëndetësore të organit drejtues të Qeverisë së Shpëtimit.
Numri i të vdekurve në Siri gjithashtu përfshin 1, 414 njerëz të vrarë në pjesë të kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA. /Nacionale/